Atmosfera festive e 28 Nëntorit ka përfshirë qytetin e Fierit, ku dhjetëra automjete të zbukuruara me flamuj kuqezi kanë mbushur rrugët e qytetit. Me flamujt kombëtarë që valëviteshin dhe bori festive, qytetarët kanë festuar Ditën e Pavarësisë, duke përcjellë mesazhe krenarie dhe dashurie për atdheun. Ndërsa vargu i gjatë i makinave ka shkaktuar edhe trafik në disa prej akseve rrugore të qytetit.