Denoncimi i Fiks Fare/ Masakër mjedisore në lumin Shkumbin, Policia e Shtetit e përfshirë?!
Shqipëria duket se ka një kryeministër të ri. Të paktën kështu e quan veten Pilinci.
Pa zgjedhje dhe pa marrë një mandat qeverisës, ai flet si kryeministër dhe ka shkuar edhe më tej: ka krijuar kabinetin e tij dhe ka nisur të caktojë njerëzit që, sipas tij, do të drejtojnë institucionet e vendit.
Pilinci nuk është mjaftuar me idetë për një qeveri të ardhshme. Ai ka prezantuar edhe strukturën e kabinetit të tij, duke përfshirë edhe zv. ministren e Energjisë, të cilën e sheh pjesë të ekipit që do të drejtojë sektorin energjetik.
Pra, në qeverinë e Pilincit ka jo vetëm ministra, por edhe zëvendësministra të përcaktuar. Ai flet me gazetarët e Fiksit për postet dhe funksionet sikur kabineti i tij të jetë tashmë gati për të marrë detyrën. Por programi i Pilincit nuk ndalet këtu. Ai thotë se, nëse merr kryeministrinë, një prej veprimeve të para do të jetë ndërhyrja në zyrat e administratës.
“Kur të marr kryeministrinë, do t’i lyej zyrat dhe do t’i dezinfektoj”, shprehet Pilinci. Nga kryeministri te ministrat, nga zv. ministrja e Energjisë te premtimet për administratën, Pilinci ka ndërtuar tashmë në fjalët e tij një kabinet të plotë qeveritar.
Dhe ndërsa qeveria aktuale ka ministrat dhe strukturat e saj zyrtare, Pilinci duket se ka zgjedhur të ndërtojë një qeveri të tijën, të paktën në skenarin që prezanton para gazetarëve. E vendosur për ta çuar Shqipërinë përpara shprehet zv. ministrja e Energjisë e qeverisë Pilinci e cila shprehet se Shqipëria do bëhet si Amerika.
Fiks Fare solli deklaratat e Pilincit dhe kabinetin që ai thotë se ka krijuar, në një rrëfim ku pretendimi për postin e kryeministrit shoqërohet edhe me emërimet e një qeverie të tij.
Top Channel