Një sulm i dyshuar me dronë ukrainas shkaktoi një shpërthim në një anije luftarake ruse të ankoruar në bazën detare në qytetin portual libian të Bengazit, kanë thënë zyrtarët e Libisë, sipas të cilëve, sulmi dëmtoi rëndë anijet luftarake të marinës ruse dhe shkaktoi një zjarr në bazën detare. Disa dronë detarë ukrainas u lëshuan ndaj anijes nga një bazë e drejtuar nga forcat ukrainase në Libinë perëndimore, sipas një hetimi fillestar mbi sulmin. Të paktën katër dronë u kapën dhe u shkatërruan, ndërsa dy goditën anijen luftarake, i thanë zyrtarët agjencisë Associated Press. Zyrtarët ishin të lidhur me të ashtuquajturën Ushtri Kombëtare Libiane, e cila kontrollon Libinë lindore dhe jugore.