Përballja mes një grupi protestuesish dhe forcave të rendit vijoi edhe mbrëmjen e të dielës. Të paktë në numër, protestuesit e vijuan qëndresën edhe në ditën e 176, por u përplasën me policinë. Prej ditësh, në zbatim të aktit normativ që nuk lejon grumbullimet në bulevard, efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit, në mënyrë që të vijojë lëvizja e lirë.