Zjarri masiv në Tiranë/ Momenti kur zjarrfikësit tentojnë të shuajnë flakët, ngjiten me shkallë pranë ballkoneve
14/04/2026 18:06
Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”.
Flakët përfshinë një pjesë të madhe të pallatit, duke e dëmtuar brenda pak minutash, ndërsa banorët nxituan të evakuohen.
Siç duket edhe nga pamjet, forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët. Ata kanë përdorur edhe shkallë për t’u afruar pranë ballkoneve të pallatit, duke hedhur ujë dhe duke u përpjekur të shuajnë zjarrin.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa mbetet ende i paqartë shkaku që çoi në zjarrin masiv që përfshiu fasadën e jashtme të banesës.
Top Channel