Protesta e dhunshme e 28 nëntorit/ Plagoset në sy një tjetër i ri në Tiranë, dërgohet në Spitalin e Traumës

29/11/2026 11:48

Saimir Dine është një i ri nga Vlora, i cili është dëmtuar në sy gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë.

Në faqen e “Facebook”, “Studentët denoncojnë”, thuhet se i riu është plagosur në sy njësoj si Erjon Vishkulli, me plumb gome.

Ngjarja ka ndodhur në orën 16:00 te Sheshi Skënderbej dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës.

“Saimir Dine anëtar i Shoqatës “Mos Ma Prek Vlorën, është plagosur sot në sy njësoj si Erjoni me plumb gome, në orën 16:00 te Sheshi Skënderbej dhe ndodhet në Spitalin e Traumës. I urojme shërim të shpejtë dhe solidaritet njerëzor në ndihmë të tij”, thuhet në postimin në rrjetet sociale.

Top Channel