Shitja e ‘Parkut të Princave’ te PSG, kryebashkiaku i ri i Parisit do të rinisë diskutimet

14/04/2026 21:02

Te Paris Saint Germain ndizen shpresat për të pasur në pronësi stadiumin Parku i Princave.

Këshilli Bashkiak i Parisit, këtë të martë i dha mandatin kryebashkiakut të sapozgjedhur, Emmanuel Gregoire, që të rinisë diskutimet me klubin kampion të Francës në mënyrë që impianti t’i mbetet këtij të fundit në pronësi me shitjen totale ose me formën e qirasë afatgjatë.

Bisedimet e mëparshme me ish kryebashkiaken e Parisit, Anne Hidalgo ishin ndërprerë pasi kjo e fundit refuzonte të jepte stadiumin që është në pronësi të Parisit në pronësi të Paris Saint Germain. Kjo bëri që klubi parizien të orientohej drejt idesë për ndërtimin e një stadiumi të ri jashtë Parisit

‘Largimi i Paris Saint Germain nga Parku i Princave do të ishte një gabim politik, sportiv dhe historik-deklaroi kryetari i Bashkisë së kryeqytetit francez, Emmanuel Gregoire.

Top Channel