Sherri mes të rinjve në Korçë/ Policia arreston 19-vjeçarin që plagosi të miturin, nis procedimi edhe për tre të tjerë
Dy shtetas janë proceduar penalisht nga policia e Lezhë, pasi u kapën në flagrancë duke djegur sasi të mëdha kabllosh, telash elektrikë dhe gomash, duke shkaktuar ndotje të mjedisit në afërsi të lumit Mat.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pllanë, ku menjëherë pas marrjes së njoftimit për ndotje, shërbimet e Policisë organizuan ndërhyrjen dhe shkuan në vendngjarje për identifikimin e autorëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 27 vjeç dhe R. D., 31 vjeç, banues në Milot, teksa po digjnin materialet ndotëse. Pas konsultimit me prokurorin, ndaj tyre nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”.
Gjithashtu, policia sekuestroi dy furgonë që dyshohet se ishin përdorur për transportimin e materialeve të djegura, si dhe sasi të tjera të tyre.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Policia e Lezhës u bën thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre në asnjë rast dhe të raportojnë menjëherë çdo rast ndotjeje të mjedisit apo paligjshmërie, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe të natyrës.
Top Channel