Presidenti rus paralajmëron se trupat e huaja në Ukrainë do të jenë objektiv ushtarak Vladimir Putin paralajmëron se çdo forcë e huaj që do të vendoset në Ukrainë, edhe pas një marrëveshjeje paqeje, do të konsiderohet objektiv ushtarak i Rusisë. Deklarata u bë gjatë bisedimeve në Kremlin me të dërguarit e Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Ndërsa amerikanët kërkojnë përfshirjen e Europës në negociata, Moska këmbëngul në kërkesat territoriale dhe kundërshton praninë e trupave ndërkombëtare në Ukrainë.