Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm, në 2028-ën…

12/11/2026 18:56

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se samiti i ardhshëm i NATO-s nuk do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027.

Gjatë një deklarate në Dublin, Rama u shpreh se nuk ka ende një qëndrim të përbashkët për datën e takimit të ardhshëm, por garantoi se nëse samiti do të mbahet në vitin 2028, ai do të zhvillohet në Tiranë.

“Shqipëria projektohet si mikpritësja e ardhshme e samitit të NATO-s. Çështja është që nuk është arritur një qëndrim i përbashkët se kur do të zhvillohet samiti. Është e sigurtë jo në 2027. Në 2028 nëse do të ketë një samit, do të zhvillohet në Tiranë dhe kjo s’ka asnjë dyshim dhe gjithçka që thuhet pastaj rreth kësaj, janë të gjitha gjepura.

A ndihem i frustruar? Po pse duhet të jem i frustruar? Jam shumë i kënaqur, i nderuar dhe i privilegjuar që jam pjesë dhe nuk ka të bëjë fare me të qenit i dëshpëruar. Sigurisht që Bashkimi Europian është qendra e rëndesës së këtij kontinenti dhe është gjëja më normale”, tha Rama.

Top Channel