Edhe pse konsiderohet një fshat turistik bregdetar, Rrushkulli në Durrës përballet me probleme të theksuara infrastrukturore. Banorët kanë protestuar sot për gjendjen e degraduar të rrugëve, ku gropat e shumta dhe kanalizimet e papërfunduara e kanë vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. Sipas tyre, situata është përkeqësuar pas punimeve për sistemimin e rrjetit të kanalizimeve, pjesë e një investimi të Bashkisë Durrës. Banorët pretendojnë se kanalizimet kanë mbetur të palidhura me rrjetin kryesor, ndërsa rruga është dëmtuar përgjatë gjithë gjatësisë së saj. Osman Stafa, kryetar i PD, Dega 2 Durrës (me xhakete blu dhe bluze te zeze) Shqetësim për banorët është përfundimi i punimeve, si dhe transparenca mbi përdorimin e fondeve dhe taksave të tyre.