Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas zjarrit të rënë në një kompleks banimi në kryeqytet, duke bërë të ditur se situata po ndiqet nga afër dhe janë angazhuar forca të shumta në terren.
Sipas njoftimit zyrtar, në operacion janë përfshirë dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe efektivë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar si pasojë e flakëve.
Bashkia Tiranë ka operuar me kapacitete të plota, si në mjete ashtu edhe në personel. Në mbështetje të operacionit janë bashkuar edhe Bashkia Kamëz me dy mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, si dhe Bashkia Vorë me dy mjete dhe 10 efektivë.
Gjithashtu, Forcat e Armatosura kanë angazhuar katër mjete zjarrfikëse, 26 efektivë dhe një helikopter Cougar, ndërsa UKT ka ndihmuar me tre autobote uji.
Strukturat përkatëse janë në gatishmëri të plotë dhe po ndjekin situatën në mënyrë të vazhdueshme deri në normalizimin e saj të plotë.
Top Channel