I përfshirë në skandal vëllai i tij, Mbreti Charles “refuzon” të takohet me të mbijetuarat e abuzimeve të Epstein gjatë vizitës në SHBA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vijuar përplasjen e fortë me Papa Leonin lidhur me luftën në Iran dhe çështjen e armëve bërthamore.
Në një postim në Truth Social, Trump deklaroi se është “absolutisht e papranueshme” që Irani të zotërojë armë bërthamore, duke i bërë thirrje Papës të reagojë për situatën në vend.
“A mund t’i thotë dikush Papës se Irani ka vrarë të paktën 42,000 protestues të pafajshëm, plotësisht të paarmatosur, në dy muajt e fundit dhe se që Irani të ketë një bombë bërthamore është absolutisht e papranueshme”, shkroi Trump.
Përplasja mes tyre nisi disa ditë më parë, kur Trump e quajti Papën “të tmerrshëm për politikën e jashtme” dhe tha se ai “nuk e kupton luftën” dhe nuk duhet të flasë për të.
Nga ana tjetër, Papa Leone u përgjigj të hënën duke theksuar se “nuk ka frikë nga administrata Trump” dhe se do të vazhdojë të flasë kundër luftës.
Kjo situatë vjen në një moment të tensionuar, ku çështja e programit bërthamor iranian mbetet një pikë kyçe përplasjesh në negociatat mes SHBA-së dhe Iranit.
Top Channel