Një zjarr i frikshëm ka përfshirë një pallat në një kompleks banimi në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet momenti kur zjarrfikësit zbresin me anë të shkallëve një të moshuar, e cila kishte ngelur brenda në banesë.

Ajo u dërgua menjëherë në spital pasi u shpëtua nga zjarrfikësit.

Top Channel