Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, del nga rruga autoboti që transportonte lëndë djegëse

15/04/2026 08:04

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit.

Sipas informacioneve paraprake, në dalje të segmentit verior të autostradës, një autobot që transportonte lëndë djegëse ka dalë nga rruga.

Fatmirësisht, nuk ka pasur shpërthim apo përfshirje nga flakët, duke shmangur një ngjarje me pasoja të rënda.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekipet e mirëmbajtjes së autostradës, të cilat po menaxhojnë situatën dhe po devijojnë qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë, po punohet për tërheqjen e mjetit të aksidentuar, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Top Channel