Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11/2026 23:00

Gara e armatimit mes Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë po intensifikohet, ndërsa fuqitë e mëdha po përshpejtojnë zhvillimin dhe prodhimin e armëve hipersonike. Sinjali më i fundit vjen nga kompania amerikane e mbrojtjes Lockheed Martin, e cila ka siguruar një kontratë prej 694 milionë dollarësh nga Forcat Ajrore të SHBA-së për prodhimin e një rakete të re hipersonike, të njohur si ARRW. Këto armë fluturojnë me shpejtësi të paktën pesë herë më të madhe se ajo e zërit, duke arritur rreth 6.100 kilometra në orë. Aftësia për të ndryshuar drejtim gjatë fluturimit i bën ato veçanërisht të vështira për t'u zbuluar, gjurmuar dhe neutralizuar nga sistemet tradicionale të mbrojtjes ajrore. Kina dhe Rusia konsiderohen ndër fuqitë më të avancuara në këtë fushë. Pekini ka ndërtuar arsenalin më të madh të armëve hipersonike, ndërsa Moska ka fituar përvojë operative duke përdorur raketa të këtij lloji gjatë luftës në Ukrainë. Sipas parashikimeve të analistëve, nëse vazhdojnë ritmet aktuale të prodhimit, deri në vitin 2035 Kina dhe Rusia mund të zotërojnë së bashku rreth 5.000 armë hipersonike, prej të cilave 4.000 do t'i përkasin Kinës. Ndërkohë, Uashingtoni po përpiqet të përshpejtojë programet e veta, si në zhvillimin e armëve sulmuese, ashtu edhe në ndërtimin e sistemeve mbrojtëse. Pentagoni parashikon të investojë 37.9 miliardë dollarë në programet hipersonike gjatë viteve fiskale 2027–2031. Fondet do të shpërndahen mes ushtrisë, marinës dhe forcave ajrore, me synimin për të rritur ndjeshëm kapacitetet ushtarake amerikane dhe për të ngushtuar hendekun me rivalët strategjikë.

Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10