Një 43-vjeçar shqiptar, i dënuar me dy burgime të përjetshme për vrasjen e ish-partneres dhe të dashurit të saj në Greqi, është arrestuar të premten në Athinë. Bëhet fjalë për shtetasin Nikolin Pali, për të cilin mediat greke raportojnë se ai dyshohet se ka pranuar edhe autorësinë e dy vrasjeve të kryera në Shqipëri para vitit 2002, pas të cilave ishte larguar drejt Greqisë. Ndërkohë, autoritetet po verifikojnë nëse Nikolin Pali është në të vërtetë Fran Preldakaj, i njohur edhe si Zef Preldakaj, i dënuar më parë me 22 vite burg për vrasje dhe i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana. Ai u arrestua nga forcat speciale EKAM në zonën e Patisias, në Athinë, ku sipas policisë greke përdorte dokumente identifikimi të falsifikuara.