Ka mjaftuar kjo deklaratë e Taulant Ballës që Lulzim Basha pas një mungese relativisht të gjatë nga qendra e vëmendjes politike, të rikthehet në skenë. Këtë herë, ish-kryedemokrati ka depozituar një padi në Spak ndaj kryetarit të gruppit parlamentar të PS-së, duke e akuzuar deputetin për shpifje dhe cenim të reputacionit. Në seancën parlamentare, Balla nuk u mjaftua me Shehajn, por ai pretendoi se vetë ish-kryedemokrati i kishte rrëfyer se mandati ishte siguruar kundrejt pagesës. Basha e konsideroon këtë një tjetër shpifje për të cilën kërkon përgënjeshtrim dhe dëmshpërblim jopasuror.