Video/ “Kudo që shkoj, përsëri tek ti kthehem”, Vuçiç këndon për Kosovën pas humbjes në zgjedhje 07/11 17:47
Këtë mbrëmje, në “Live me Luizin”, ishte i ftuar Dritan Shakohoxha.
Duke folur për profesionin dhe pasionin e tij, komentimin e ndeshjeve, Shakohoxha ka treguar një detaj interesant që e ka si “ritual” kur shkon në stadiumet e botës për të ndjekur dhe komentuar ndeshjet.
Ai thotë se merr pak bar nga stadiumi, si një shenjë kujtimi.
“Unë mund të jem i vetmi shqiptar që s’kam lënë shtet pa marrë bar dhe s’më kanë arrestuar kurrë. Në çdo stadium, shkulja pak bar dhe e merrja për ta ruajtur si kujtim”, tregoi ai.
“Kush ka barin më të mirë? Pyes për një shok”, e pyeti Luizi me humor.
“Maracana”, iu përgjigj ai, duke iu referuar stadiumit të Brazilit.
Top Channel