Babai i Meghan Markle raportohet se është arrestuar në Florida. Thomas Markle, 82 vjeç, është ndaluar nga autoritetet federale amerikane në një qendër për të moshuarit në Lakeland, pranë Tampës. Lajmi bëhet i ditur nga Fox News, që citon burime pranë hetimit. Arrestimi vjen pas akuzave të ngritura ndaj tij në Filipine për mbajtjen e materialeve pornografike me fëmijë. Sipas gazetës britanike The Sun, kallëzimi është bërë nga djali i tij, Thomas Junior dhe njëherazi gjysmëvëllai i Meghan, i cili pretendon se kishte gjetur një numër të madh imazhesh të tilla në banesën e të. Sipas raportimeve, ato ndodheshin mes fotografive dhe kujtimeve familjare.