Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur fshatin Rrushkull në Manëz të Durrësit, mbrëmjen e së premtes, kur një 37-vjeçar dhunoi duke goditur me sende të forta prindërit e tij, të cilët përfunduan në spital me dëmtime të shumta. Ngjarja ndodhi përballë banesës së familjes Kaçuli, ku 37-vjeçari dyshohet se ka goditur të atin 72-vjeçar dhe nënën, 69 vjeçe. Sipas policisë, autori i dyshuar ka probleme të shëndetit mendor. Të dy prindërit kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Sipas bluzave të bardha, 69-vjeçarja ndodhet në gjendje të qëndrueshme në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa bashkëshorti i saj, me dëmtime në kokë, u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.