Simeone thumbon Lamine Yamal: Duhej të kisha frikë një adoleshent? Kam parë Ronaldon të shënojë tregolësh
Clement Turpin i zemëron të gjithë. Në harkun e 2 javëve, arbitri francez, protagonist negativ në ndeshjen mes Bosnjes dhe Italisë, tërboi edhe Barcelonën në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampioneve.
Këtë herë për kartonin e kuq direkt të dhënë për Eric Garcia që shkaktoi faull ndaj Sorloth që ishte nisur drejt portës. Vendimi, i marrë në bashkëpunim me arbitrin e VAR, Brisard, i zemëroi katalanasit për të cilët mjaftonte kartoni i verdhë, por edhe shumë tifozë italianë që po e shihnin ndeshjen nga ekrani i televizionit
Episodi i sipërpermendur, iu kujtoi atyre atë që ndodhi në çastet e fundit në ndeshjen e playoffit të Botërorit. Në Zenica ishte Muharemovic ai që shkaktoi faull ndaj Palestrës që i ishte drejtuar drejt portës. Situatë e ngjashme, por vendim i ndryshëm duke qenë se Muharemovic u ndëshkua vetëm me karton të verdhë dhe nuk pati as verifikim në VAR ku edhe në atë rast ishte Brisard. Në Bosnje, polemikat arbitrare u mbuluan pjesërisht nga eliminimi i dhimbshëm i kombëtares italiane dhe nga zhvillimet në pankinë dhe Federatë.
Ndërsa te Barcelona nuk u kursyen, sidomos Raphinha që në zonën mikse shpërtheu: ‘Për mua ishte një ndeshje e vjedhur-tha Raphinha që nuk ishte në fushën e lojës për shkak dëmtimi-mendoj se arbitrimi ka qenë shumë i dobët, nuk flas vetëm për kartonin e kuq. Vendimet e marra nga skuadra arbitrare kanë qenë të pabesueshme. Atletico Madrid bëri kaq shumë faulla dhe arbitri nuk iu tregoi as kartonin e verdhë. Ndoshta frika e arbitrit ishte se Barcelona do të fitonte’
Top Channel