Barcelona ka vendosur një rekord të ri historik në Champions League, duke aktivizuar formacionin titullar më të ri ndonjëherë në fazën me eliminim direkt të kompeticionit.

Skuadra katalanase u paraqit me një mesatare moshe prej vetëm 24 vjetësh e 347 ditësh, duke treguar besimin e madh te talentet e rinj.

Ky vendim thekson rolin kyç të akademisë së klubit në ndërtimin e së ardhmes, edhe pse bëhet fjalë për kompeticionin më prestigjioz europian për klube.

Barcelona duket se po ndërton një ekip për të ardhmen, duke i dhënë hapësirë dhe përgjegjësi të plotë të rinjve.

Top Channel