Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private
SPAK ka shpallur 11 masa arresti, të cilat kanë nisur të ekzekutohen nga Policia e Shtetit.
Masat e arrestit janë shpallur nën akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe trafikimi lëndëve narkotike.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se trafiku i drogës është zbuluar nga përgjimet në Sky ECC.
“SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon një operacion në kuadër të hetimeve për një procedim penal, që lidhet me krimin e organizuar, trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Detaje të mëtejshme do të bëhen publike në vijim“, thuhet në njoftimin paraprak.
Struktura e posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë masa ndaj tyre, teksa ende nuk dihen detajet rreth rolit të personave të përfshirë.
Top Channel