Sherri mes të rinjve në Korçë/ Policia arreston 19-vjeçarin që plagosi të miturin, nis procedimi edhe për tre të tjerë Është shtyrë seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe 29 të pandehurit e tjerë.
Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se seanca e radhës do të zhvillohet më 27 prill, ora 12:00.
Veliaj nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit dhe, sipas raportimeve, nuk është paraqitur asnjë deklaratë nga ana e tij për arsyet e mungesës. Gjithashtu, mësohet se Drejtoria e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës për shoqërimin e tij dhe nuk ka vënë në dispozicion deklaratën përkatëse.
Gjatë seancës, avokati i Veliajt kërkoi respektimin e të drejtave procedurale, duke theksuar se i pandehuri duhet të jetë i njoftuar dhe të shprehë vullnetin për pjesëmarrje.
Diskutimet në seancë:
Avokati i Veliajt: Së pari, ju duhet të garantoni të drejtën e çdo të pandehuri për t’u njoftuar dhe po ashtu faktin që zoti Veliaj nuk e ka shprehur vullnetin e tij nëse do të marrë pjesë në seancën e sotme. Mendoj që nuk mund të vijojë gjykimi. Ndërsa, për sa u përket 24 fashikujve që ju si gjykatë theksoni që janë fashikuj që lidhen me njoftimin e akuzës për të pandehurit e tjerë, ne kërkojmë çdo fashikull, sepse janë të pandehur në një procedim të lidhur.
Altin Dumani: Marr në konsideratë rrethanën e relatuar, i pandehuri nuk është njoftuar, përpos faktit që gjykata ka urdhëruar njoftimin e tij. Na rezulton se Drejtoria e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës. Po ashtu, duhet të mësohet se përse Drejtoria e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës, sepse nuk është hera e parë dhe mosnjoftimi i të pandehurit po bëhet shkak për shtyrjen e seancës. Nëse ju si gjykatë vendosni të shtyni seancën, ju kërkojmë që të caktoni një datë sa më të shpejtë.
Top Channel