Inspektorati i Përgjithshëm ka reaguar në lidhje me zjarrin e madh që shkrumboi pallatin në Tiranë, duke zbuluar se është ngritur grupi i punës për inspektim i menjëhershëm të shkaqeve të këtij aksidenti.
“Urdhërat Nr. 90 dhe Nr. 91, datë 14.04.2026 për “Kryerjen e Inspektimit pranë Subjekteve Private në pallatin ‘Arlis’”
Marrë shkak nga aksidenti i ndodhur ditën e djeshme, me pasojë zjarr, urdhërohet kryerja e inspektimit të menjëhershëm pranë subjekteve private në pallatin “Arlis”, me qëllim verifikimin e shkaqeve të aksidentit.
Inspektimi do të kryhet nga trupat inspektuese të:
– Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial; dhe
– Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Top Channel