Përkeqësohet situata me zjarrin përballë spitalit “Nënë Tereza”, rrezikojnë të marrin flakë edhe pallatet e tjera

14/04/2026 17:21

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fasadën e jashtme të një kompleksi banimi përballë spitalit “Nën Tereza” në Tiranë.

Sikurse duket nga pamjet e sjella nga Top Channel, zjarri rrezikon të përfshijë edhe pallatin tjetër që ndodhet pranë.

Deri në këto momente, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia si dhe tre forca zjarrfikëse, të cilat do të ndërhyjnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

 

Top Channel