Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fasadën e jashtme të një kompleksi banimi përballë spitalit “Nën Tereza” në Tiranë. Sikurse duket nga pamjet e sjella nga Top Channel, zjarri rrezikon të përfshijë edhe pallatin tjetër që ndodhet pranë. Deri në këto momente, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia si dhe tre forca zjarrfikëse, të cilat do të ndërhyjnë për shuarjen e flakëve.