12 protestues u arrestuan dhe 19 të tjerë u proceduan penalisht pas tensioneve të regjistruara në protestën e të shtunës. të ndaluarit janë nga mosha 18-vjeç deri në 55 vjeç, mes të cilëve edhe gra. Gjatë tubimit të zhvilluar në ditën e Pavarësisë, uniformat blu thonë se të akuzuarit kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, e bomba molotov efektivët e policisë që u angazhuan për mbarëvajtjen.