Euro po zbret në nivele të reja historike duke u këmbyer ndjeshëm më poshtë 90 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë monedha europiane po këmbehet mesatarisht për 89.7 lekë. Por nëse ndalemi në tregun valutor rënia është edhe më e theksuar. (grafik) Në disa institucione financiare bankare monedha europiane kuotohet edhe deri në 86.5 lekë. Ndërsa në biznese të vogla të cilat këmbejnë në këtë monedhë kapen edhe vlera më të ulëta. Një zhvlerësim që vijon edhe jashtë sezonit turistik ndërsa tregu po përgatitet për një tjetër periudhë me prurje të konsiderueshme të valutës. Festat e fundvitit pritet të sjellin në Shqipëri mijëra emigrantë të cilët tradicionalisht sjellin edhe më shumë euro duke shtuar ofertën e monedhës europiane në treg.