Edhe në këtë përvjetor të Pavarësisë, Vlora nuk e harroi traditën e festës, ndonëse kryeqyteti u pushtua për orë të tëra nga dhuna e përplasja mes protestuesve dhe policisë. Në këtë 114-vjetor të lirisë, Vlora festoi kuqezi, aty ku historia dhe krenari kombëtare bashkohen në hijen e flamurit të Ismail Qemalit. Sheshi i Flamurit mblodhi qytetarë të shumtë, që festuan nën ritmin e këngëve dhe valleve tradicionale e patriotike. Aurela Gaçe, Era Rusi dhe këngëtarë të tjerë të njohur ndezën atmosferën në Sheshin e Flamurit, duke dhuruar emocione për qytetarët e pranishëm.