Dëbora dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë veriun e vendit, duke sjellë vështirësi në disa zona malore. Në Kukës, Bulqizë dhe Dibër, reshjet e dëborës janë shoqëruar me ngrica në rrugë dhe rënie të ndjeshme të temperaturave, ndërsa në liqenin e Kukësit janë rritur ndjeshëm prurjet.