Reshjet e dëborës kanë përfshirë juglindjen e vendit, duke zbardhur disa prej zonave më të larta të qarkut të Korçës. Sipas të dhënave, sasia më e madhe e dëborës shënuar në Dardhë, ku trashësia ka arritur deri në 7 centimetra. Rreshjet nuk kanë munguar edhe në zonën e Goricës, konkretisht në Bigëll, ku gjithashtu raportohet prani dëbore. Dëborë ka pasur edhe në në segmentin Qukës–Qafë Pllocë, në afërsi të tuneleve. Po ashtu prani të dëborës ka pasur edhe në disa fshatra të Devollit. Pavarësisht reshjeve, të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe qarkullimi i mjeteve vijon normalisht, pa bllokime.