“RENEA u angazhuar për hapjen e dyerve”/ Zjarri në pallatin në Tiranë, Skënder Hita: Nëse ka qenë e qëllimshme, do të merren masa

14/04/2026 19:23

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita, në një deklaratë nga vendngjarja ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin që përfshiu pallatin 12-katësh pranë QSUT në Tiranë. 

Hita deklaroi se RENEA është angazhuar për të hapur dyert e apartamenteve pasi nuk janë hapur ende të gjitha.

Ai paralajmëroi dhe një hetim të thelluar, duke shtuar se nëse zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, do të merren masa.

“Nuk kemi bërë një bilanc përfundimtar akoma. Pasi të bëjmë bilancin, do iu bëjmë me dije rezultatet. Në spital janë paraqitur punonjësit e shërbimit zjarrfikës, kanë djegie të lehta, nuk kanë djegie të rënda. Kemi bërë koordinimin e të gjitha institucioneve. RENEA u angazhua për hapjen e dyerve. Nuk janë kontrolluar gjitha apartamentet.

Duhet të vendoset zjarri nën kontroll që të mund të kemi rezultate më të dukshme. Është akoma shpejt për të folur për rezultate konkrete, po marrim të gjitha kamerat e sigurisë, të gjithë të përfshihet do pyeten si deklarues dhe do ndërmerren të gjitha veprimet hetimore e nëse është zjarrvënie e qëllimshme, natyrisht do ketë dhe masa”, tha Hita.

Top Channel