Zjarri në pallatin pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, Inspektorati i Përgjithshëm: Grupi i punës do monitorojë sistemet e sigurisë, alarmet dhe…

14/04/2026 20:59

Pas zjarrit të rënë në pallatin 12-katësh pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, Inspektorati i Përgjithshëm ka ngritur një grup pune për verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas njoftimit, Inspektorati i Përgjithshëm po ndjek me vëmendje situatën dhe me urdhër të Inspektorit të Përgjithshëm, Dashnor Sula është ngritur një grup pune për verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi i punës do të kontrollojë nëse aktivitetet ekonomike në ambientet e kompleksit kanë qenë në përputhje me kushtet teknike dhe ligjore, si dhe nëse sistemet e sigurisë, alarmet, pajisjet e shuarjes, sinjalistika dhe daljet e emergjencës kanë qenë funksionale dhe të mirëmbajtura.

Top Channel