Pas disa orësh në luftë me flakët, është vënë në kontroll zjarri që ra në pallatin pranë QSUT në Tiranë, megjithëse nuk është shuar plotësisht.
Agjencia për Media dhe Informim njofton se zona po monitorohet, ndërsa po kontrollohet çdo apartament për të evidentuar persona të lënduar apo të bllokuar.
“Zjarri i rënë në një kompleks pallatesh pranë QSUNT-së, aktualisht është vënë nën kontroll të plotë, por nuk është shuar plotësisht. Zona vijon të monitorohet për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm të flakëve.
Strukturat përgjegjëse po vijojnë kontrollin në çdo apartament për të evidentuar persona të lënduar apo të bllokuar. Si pasojë e incidentit janë lënduar 6 efektivë zjarrfikës dhe 2 qytetarë, të cilët janë transportuar për trajtim mjekësor.
Në operacionin për përballimin e situatës u angazhuan rreth 70 forca zjarrfikëse me 15 mjete, 50 forca policore, si dhe struktura të tjera mbështetëse, përfshirë urgjencën mjekësore, UKT-në, forcat bashkiake dhe vullnetarë. Forcat e Armatosura kontribuan me 44 efektivë, 6 mjete zjarrfikëse, 1 helikopter Cougar, 1 autoambulancë dhe 1 mjet tip Land Rover të pajisur me oksigjen.
Shërbimi mjekësor i Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me strukturat vullnetare të emergjencave civile, u angazhua që në fazën fillestare, duke ofruar ndihmën e parë dhe transportin e të lënduarve. Konkretisht, u transportuan drejt spitalit 3 zjarrfikës me djegie të shkallës së dytë, 2 zjarrfikës me simptoma asfiksie, si dhe 2 qytetarë të evakuuar nga objekti. Mirënjohje të gjithë zjarrfikësve, emergjencave civile, efektivëve të policisë, ushtarakëve, mjekëve për misionet e tyre të shpëtimit dhe trajtimit shëndetësor”.
View this post on Instagram
Top Channel