Video/ Helikopteri i vjen në ndihmë zjarrfikësve, tenton të shuajë flakët duke hedhur ujë mbi pallat
14/04/2026 18:29
Në ndihmë të zjarrfikësve ka mbërritur edhe një helikopter, i cili po hedh ujë për të shuar flakët e pallatit pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.
Zjarri vijon prej më shumë se një ore e gjysmë, ndërsa po evakuohen edhe banorët.
Deri në këto momente raportohet për katër persona të asfiksuar nga zjarri, dy zjarrfikës dhe dy banorë.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa gazetarja Dorjana Bezat raporton se fasada ishte me polisterol poshtë pllakave.
Top Channel