Në ndihmë të zjarrfikësve ka mbërritur edhe një helikopter, i cili po hedh ujë për të shuar flakët e pallatit pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë. Zjarri vijon prej më shumë se një ore e gjysmë, ndërsa po evakuohen edhe banorët. Deri në këto momente raportohet për katër persona të asfiksuar nga zjarri, dy zjarrfikës dhe dy banorë. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa gazetarja Dorjana Bezat raporton se fasada ishte me polisterol poshtë pllakave.