Opinion/ Auron Tare: Qeleshja e ish-kryebashkiakut dhe nishanet e shtetit
Nga Eduard Zaloshnja
Indeksi S&P 500 është një mesatare e ponderuar e aksioneve të 500 kompanive më të mëdha në botë.
Luhatjet e tij shërbejnë si barometër i humorit të investitorëve në bursat e aksioneve të kompanive.
Kur ka më shumë investitorë optimistë sesa pesimistë për të ardhmen e këtyre kompanive, ky indeks rritet. Dhe anasjelltas…
Në fund të ditës së djeshme, indeksi S&P 500 arriti kuotën 6967.38, ose 1.59% më lart se më 1 janar të këtij viti (shihni grafikun e mëposhtëm).
Ndërkohë, krahasuar me “gropën” e thellë të 30 marsit (kur indeksi zbriti në kuotën e ulët 6369.2), rritja aktuale është 9.4%!
Një rritje e tillë tregon se miliarda dollarë janë hedhur nga investitorët në bursat e aksioneve, për të blerë aksione të 500 kompanive më të mëdha.
Gjë që dëshmon se ata besojnë se paqja do të rikthehet në zonën e nxehtë përrreth Iranit, dhe kështu biznesi i madh do të vazhdojë të lulëzojë siç po lulëzonte në fillim të vitit…

Top Channel