Pas Ergys Verdhos, edhe Gjyli është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku pritet t’i komunikohen akuzat që rëndojnë ndaj tij, në kuadër të dosjes ku është përfshirë edhe ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.