Inspektorati i Përgjithshëm ka vendosur masën disiplinore “Largim nga detyra” për 4 inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, pas shkeljeve të konstatuara në procedurat e inspektimit të një ngarkese prej 27 tonësh me mish derri me origjinë nga Brazili, e importuar nga subjekti “KING-MIT”. Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore, Komisioni Disiplinor ka vendosur shkarkimin e inspektorit të kontrollit në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës. Ai akuzohet se nuk ka verifikuar plotësisht dokumentacionin e ngarkesës, autorizimin e stabilimentit të eksportit dhe vërtetësinë e certifikatës, duke lejuar kalimin e produktit në kundërshtim me ligjin. Të njëjtën masë ndëshkimore për largim nga detyra kanë marrë edhe tre inspektorë të Drejtorisë Rajonale të AKU-së në Fier, të cilët nuk kanë evidentuar të gjitha shkeljet gjatë kontrollit dhe kanë vendosur një masë administrative joproporcionale me natyrën e shkeljeve.