Ergys Verdho, drejtori i Hekurudhës Shqiptare është ndër të parët drejtues institucionesh që jep dorëheqjen, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për të pastruar një pjesë të mirë të lidershipit në administratën publike. Verdho ka qënë më herët drejtues i ARRSH-së dhe KESH-it. Teksa dilte nga dyert e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Ergys Verdho ju përgjigj interesit mediatik nëse ishte larguar nga detyra.