Top News – Lëshon valë dronësh drejt Moskës / Rusia bombardon Kievin ndërsa flitet për negociata
23/10/2026 12:54

Të enjten, Rusia goditi Kievin me raketa balistike, ndërsa Ukraina lëshoi qindra dronë drejt Moskës; palët ndërluftuese vazhduan serinë e sulmeve, pavarësisht përpjekjeve të fundit të SHBA-së për t'i dhënë fund konfliktit. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi ndërkohë se Elon Musk, drejtuesi i kompanisë SpaceX, ka rikthyer aksesin e Ukrainës në sistemin "Starlink". Kjo ishte një nga çështjet që kishte shkaktuar ftohje të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Kievit, duke ngritur pikëpyetje mbi mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën. Sipas Ukrainës, Rusia lëshoi të paktën 21 raketa balistike në tri valë. Presidenti Volodymyr Zelenskyy bëri të ditur se tre prej tyre mbanin municione thërrmuese që shpërndahen në një zonë të gjerë dhe janë të ndaluara në shumë vende për shkak të rrezikut që paraqesin për civilët. Rusia në anën tjetër njoftoi se, gjatë natës, Ukraina lëshoi 630 dronë në drejtim të Moskës. Palët kryen ndërkohë një shkëmbim të trupave të ushtarëve të vrarë në luftë: Moska dorëzoi 252 trupa, ndërsa Ukraina 25, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve "Belta" të Bjellorusisë fqinje. Në të kaluarën, shkëmbime të tilla kanë shoqëruar hapat drejt nisjes së bisedimeve. Presidenti rus Vladimir Putin, në një intervistë për televizionin rus një ditë pas takimit me të dërguarin presidencial amerikan Steve Ëitkoff, konfirmoi se Rusia është e gatshme të rifillojë bisedimet me Ukrainën, me ndërmjetësimin e SHBA-së, muajin e ardhshëm. Putin deklaroi se qëllimi i bisedimeve është garantimi i sigurisë për Ukrainën dhe Rusinë pas zgjidhjes së konfliktit. Ai shtoi se Ëitkoff kishte theksuar nevojën që diskutimet të përfshijnë edhe "arkitekturën e sigurisë evropiane". "Dhe unë jam dakord me këtë. Le të shohim se si do të zhvillohen gjërat në ditët në vijim." Zelenskyy shprehu shpresën se negociatat – të parat që nga muaji shkurt – do të zhvillohen në fillim të nëntorit.

Top News – ‘Mbyllet’ Franca, bizneset ulin qepenat / Priten protesta të dhunshme këtë fundjavë
23/10 12:58
Top News – Lëshon valë dronësh drejt Moskës / Rusia bombardon Kievin ndërsa flitet për negociata
23/10 12:54
Top News – Shkundet toka, njerëzit në panik / Magnituda 7, tërmeti më i fuqishëm në Tibet
23/10 12:54
Top News – Pakënaqësia e njerëzve vlon në gjithë botën / Nga Argjentina në Sri Lanka, ‘fuçi baruti’
23/10 12:09
Top Channel/ Franca përgatitet për protesta të reja, Macron: Të rikthejmë ligjin dhe rendin!
23/10 12:07
Top Channel/ Blindohet Milano, nesër në protestë edhe anarkistë: Meloni angazhon parashutistët!
23/10 11:46
Top Channel/ Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, NYT: “Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë”!
23/10 11:26
Top Channel/“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: “Duan informacione për instalime ushtarake”!
23/10 10:59
Top Channel/Misteri i naftës: Përse rritet çmimi, kur nga Gjiri Persik vjen më shumë se para luftës!
23/10 10:46
Top Channel / Google preu 250 mijë pemë, revoltë kombnëtare në Finlandë
22/10 23:09
Top News-217 persona në burg për incidentet/ Francë, ministri sugjeron heqjen e të drejtës së votës
22/10 23:00
Top News – Airbnb ndryshon rregullat. Pronarët nuk mund t’i ‘kërkojnë llogari’ vizitorëve
22/10 20:00
Top News – Arrestohet spiuni rus. Bashkëpunoni me rusët, siguroi informacion për Gjermaninë
22/10 19:00
Top News – Merz dënon dhunën, Kancelari flet nga Budva: Nuk mund të jetë kurrë opsion
22/10 16:27
Top Channel/ Merz për protestat: Mesazhi është të vazhdojmë zgjerimin e BE, dhuna e papranueshme!
22/10 15:09
Top News – Trump e sanksionon, BE e vlerëson / Gjykata Penale Ndërkombëtare merr çmimin Saharov
22/10 15:00
Top News – Kuptimi i fjalës ‘humanitar’ në fjalor…Trump nën ‘stuhi’ pas ‘afrimit’ me Putinin
22/10 14:52
Top News – Hakerat nuk përmbahen, miliona sulme / Qeveritë mbyllin uebsajtet, problem programimi
22/10 14:21
Top News – Italia dhe Spanja ‘hapin’ kufijtë / U vunë kontrolle pas dyndjes së emigrantëve në Ceuta
22/10 14:21
Top News – SHBA e Izraeli përgatiten për luftë / Avionët luftarakë simulojnë sulme të reja mbi Iran
22/10 14:20