Dy roje sigurie të organizatës bamirëse mjekësore “Mjekët Pa Kufij” u vranë në një sulm izraelit me dron në qytetin e Gazës, duke e çuar në 17 numrin e punonjësve të saj të vrarë në territor. Organizata “Mjekët Pa Kufij” u shpreh e indinjuar, duke theksuar se klinika ishte e shënuar qartë dhe vendndodhja e saj njihej nga ushtria izraelite. Nga ana tjetër, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit deklaruan se dy të vrarët, ishin operativë të krahut ushtarak të Hamasit me plane sulmi dhe se goditja nuk synonte infrastrukturën mjekësore. Kreu i OBSH-së, dënoi sulmet ndaj personelit dhe objekteve shëndetësore, duke kërkuar mbrojtjen e tyre.