Spanjollët u drejtohen të dielën, kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat mund t'i japin fund tetë viteve të qeverisjes socialiste të Pedro Sánchez. Sondazhet favorizojnë Partinë Popullore me 31.5%, të ndjekur nga socialistët me 29% dhe partia e djathtë Vox me 18%. Një bashkëpunim mes PP-së dhe Vox mund t'u sigurojë atyre shumicën parlamentare për një qeveri të re konservatore, megjithëse gara mbetet e hapur pasi socialistët kanë ngushtuar diferencën. Temat kryesore të fushatës kanë qenë kriza e strehimit, emigracioni dhe akuzat për korrupsion ndaj personave të lidhur me qeverinë.