Partitë Popullore për protestat në Tiranë: Të dëgjohet zëri i të rinjve, të patolerueshme sulmet ndaj pronës
Në seancën plenare të së enjtes, të zhvilluar mes tensioneve dhe protestave të opozitës, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, u caktua anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit
Caktimi i detyrës së re të Spiropalit u njoftua nga drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, gjatë prezantimit të ndryshimeve në përbërjen e delegacioneve parlamentare. Në ato momente, opozita protestonte brenda sallës, ndërsa jashtë godinës së Kuvendit vijonte protesta e qytetarëve dhe studentëve.
Ndryshime pati edhe në përbërjen zëvendësuese të delegacionit, ku deputetja socialiste Evis Kushi u caktua anëtare zëvendësuese.
“Në mbështetje të nenit 14 të Rregullores së Kuvendit, deputetja Elisa Spiropali… ju lutem zini vendet… caktohet anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit. Ndërsa deputetja Evis Kushi caktohet anëtare zëvendësuese në këtë delegacion”, tha Peleshi.
Top Channel