Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Viçisht të Korçës.

Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se një person ka mbetur i plagosur, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

I plagosuri është nisur drejt spitali të qytetit, teksa nuk dihet mosha dhe identiteti i tij.

Në vijim priten të tjera informacione nga policia, për sqarimin e rrethanave dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurit.

Top Channel