Nga Preç Zogaj

Në propozim për studentët protestues të pararojës

Thërrisni një protestë paqësore mbarëpopullore

-T’i tregoni Ramës se kërkesa për dorëheqjen e tij ka mbeshtetje të gjerë popullore-

Protestat që nisen në maj dhe vijuan për njëqind e pesëdhjetë e pesë ditë pa ndalim i kemi vlerësuar të padështueshme qoftë në përmbajtjen e tyre, qoftë në mënyrën paqësore të demostrimit.

Në edicionin e saj të ri të këtij muaji me protagonistë studentët, protesta ka ristartuar me akumulimin e një zemerimi të madh. Furia e saj ushqehet nga dy burime.
I pari, kryesori, është shpërfilllja e gjatë e kerkesave të saj nga kryeministri Rama.

I dyti reflekton sintoninë me një lloj plebishiti studentor paneuropian kundër establishmentit , diçka e ngjashme në frymën radikale dhe në natyrën anarkiste me lëvizjen e vitit 1968 në Europë, në SHBA dhe madje edhe në disa vende të Lindjes ish-komuniste të kohës, përfshirë Shqipërinë.

Sa për ta ditur, rinia shqiptare e atyre viteve në vendin më të mbyllur të Europës “u lidh” me moshatarët europianë përmes “korrespondencave të ajrit”, nëse citojmë një shprehje te poetes ruse, Ana Ahmatova. Apo përmes antenës së ngritur në mjergull. Ajo rini rrebeloi nga shballonet, duke thithur për pak kohë ajër lirie në veshje, në paraqitje, në shije, në muzikë, letërsi, pikturë, e tjerë, para se dora e hekur e rregjimit të rikthente ngricën.

Kësaj radhe rinia jonë studentore sintonizohet on line në kohë reale me moshatarët e tyre europianë. Edhe në format anarkiste e të dhunshme të manifestimit pa lidership, maskuar me kapuçë.

Nëqoftese në Europë këto lëvizje janë kryesisht shfrime që marrin mbrapsht bashkë me reagimin e policisë, edhe reflektime nga qeveritë për përmirësimin e kushteve të studimit e tjerë, në Shqipëri nuk duhet harruar se protesta ka startuar dhe vijon me kërkesa të forta politike. Siç janë doreheqja e kryeministrit, ndryshimi dhe abrogimi i disa ligjeve.

Kjo specifikë e ka kusht për sukses pjesmarrjen masive popullore. Si në disa protesta të fillimit. Pjesmarja masive popullore nga ana e saj ka si kusht karakterin paqësor të protestës.
Njëra dorë lan tjetren, të dyja lajnë fytyrën.

Dhuna largon, karakteri paqësor afron. Për ketë arsye, do t’i propozoja pararojës së studentëve të japin një “amëpushim” dhe të thërrasin në një prej ditevë të afërta një protestë paqesor konform ligjeve në fuqi.

Kam bindje se pjesmarja do të jetë më e madhe se kurrë.
Kështu do t’i tregojnë kryeministrit se kërkesa për dorëheqjen e tij vjen nga një numër shumë-shumë i madh qytetarësh.

Top Channel