Studentët e Mjekësisë kanë nisur këtë të premte marshimin drejt Kryeministrisë, në ditën e 11-të të protestës në Tiranë. Pjesë e protestës është edhe një qytetare, e cila iu drejtua kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se nuk është paguar nga askush për të protestuar, por ka dalë me dëshirën e saj, së bashku me shoqen.