Tentoi të ndante Mateon nga Brikena? Arjan Konomi i drejtohet Shëndritit në “Fan Club”: Dinak, doje të krijoje pakënaqësi te çifti.
Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e Rogertit, familjarët e dy nga finalistët e edicionit të pestë të Big Brother VIP.
Ato janë përplasur ashpër me njëra-tjetrën, ndërsa po diskutohej loja e Selin. Tezja e saj u shpreh se ajo është përballur me sfida, ofendime dhe deri në cenim të imazhit nga Rogerti.
Nga ana tjetër, bashkëshortja e Rogertit u shpreh se banorja ka pasur interes të përballet me lojën e tij dhe ka zgjedhur me vetëdije të mos i shmangë situatat.
Tezja e Selin: Selin është një vajzë që i ka treguar të gjitha anët e veta aty brenda. Ka pasur dinamikat e saj që prej nisjes së këtij rrugëtimi dhe ka treguar anën e saj njerëzore. Është përballur me të gjitha sfidat. Është akuzuar shumë, deri në cenim të imazhit, në denigrim, dhe ka arritur t’i përballojë. Kjo është Selin. Për mua e rëndësishme është që fituesja të jetë Selin. Ajo është “uragani Selin”. Selin e ka treguar vetë veten e saj aty brenda.
Bashkëshortja e Rogertit: Nuk jam dakord me shumë momente në lojën e Rogertit dhe këtë e pranoj. Selin nuk ka marrë ofendime. Mund t’i kishte shmangur, por i ka interesuar t’i dalë përballë. Shyqyr që u përplas me Rogertin dhe u harrua krevati i Mirit. Ju keni bërë edhe kërcënime publike.
Tezja e Selin: Nuk kam asgjë me ju, por denigrimet dhe ofendimet që bashkëshorti juaj ka drejtuar ndaj Selin janë të turpshme. Jeni vetë femër dhe duhet të rikujtoni pak lojën e pisët.
Bashkëshortja e Rogertit: Mund ta kishte shmangur.
Tezja e Selin: ‘Është krenari, bravo’. Është shumë e turpshme.
Bashkëshortja e Rogertit: Po del nga konteksti.
Tezja e Selin: Janë fjalë që bashkëshorti juaj i ka nxjerrë nga goja. Është e turpshme. Ajo nuk ka çfarë të flasë. Të japësh akuza të tilla është shumë e ulët.
Bashkëshortja e Rogertit: Unë nuk kërkoj ndjesë për fjalët e Rogertit, sepse nuk kam thënë asgjë unë.
Top Channel